Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Liderja e opozitës bjelloruse rrezikon deri në 5 vjet burg, ja akuza ndaj Maria Kolesnikova

Liderja e opozitës bjelloruse rrezikon deri në 5 vjet burg, ja akuza

Autoritetet Bjelloruse kanë akuzuar udhëheqësen e opozitës, Maria Kolesnikova për "veprime që synojnë minimin e sigurisë kombëtare", një akuzë për t¡ cilën mund të dënohet deri në pesë vjet burg.

Akuza, e njoftuar nga komiteti hetimor i vendit, është goditja e radhës ndaj liderëve të opozitës të cilët kundërshtojnë presidentin Alexander Lukashenko.

Pas protestave të shumta, Lukashenko ka humbur legjitimitetin, pasi nuk njihet prej shumicës së popullsisë dhe Perëndimit, por ka ende mbështetjen e agjencive të zbatimit të ligjit.

Akuza ndaj lideres së opozitës vjen pasi Kolesnikova pengoi një përpjekje të agjentëve të sigurimit të Lukashenkos për ta deportuar me forcë javën e kaluar, duke i grisur edhe pasaportën në kufirin me Ukrainën.

Ajo deklaroi se zyrtarët e sigurisë i kishin thënë se do të largohej nga vendi "ose e gjallë ose në copa". Ajo aktualisht është në paraburgim policor.

Kolesnikova, 38 vjeç, një flautiste e cila nuk e konsideron veten si politikane, është bërë një nga udhëheqësit më të lartë të protestës në Bjellorusi gjatë muajit të kaluar.

Në një fjalim para zyrtarëve të lartë të Mërkurën, Lukashenko bëri të qartë se nuk ka në plan të tërhiqet. "Ne patëm votën dhe morëm rezultatin," tha ai. "Tani është koha për të ndaluar trazirat."

Lukashenko të Mërkurën akuzoi SHBA për nxitjen e protestave në vend, ndërsa ka premtuar një reformë kushtetuese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore