
Pak ditë nga takimi me Vuçiç, Kurti bisedon me këshilltarin e lartë të DASH për dialogun me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kjo bisedë telefonike mes Kurtit dhe Chollet zhvillohet tre ditë para se kryeministri kosovar dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të zhvillojnë rundin e ri të bisedimeve në Bruksel.
“Gjatë kësaj bisede, kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kurtit.
Sipas njoftimit, Kurti i ka thënë Cholletit se për raporte normale me Serbinë, përveç njohjes reciproke, që sipas tij duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje finale, “duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”.
I dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, pret që palët të pajtohen për afatet e zbatimit të propozimit evropian.
Ky propozim, që fillimisht ishte quajtur propozimi franko-gjerman, u është dorëzuar palëve vitin e kaluar. Kurti dhe Vuçiq kanë thënë se e pranojnë të njëjtin.
Propozimi po ashtu ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga Departamenti amerikan i Shtetit deklaruan më 23 shkurt se presin që Kurti dhe Vuçiq t’i qasen takimit të së hënës në Bruksel “me frymë konstruktive të nevojshme për të ecur përpara”.
Propozimi i BE-së nuk është bërë publik. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në një draft, në të cilin nuk përmendet në mënyrë specifike njohja reciproke, por parashihen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektimi i integritetit territorial, paprekshmëria e kufijve, njohja e simboleve shtetërore dhe një aranzhim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Kosova insiston që në një marrëveshje përfundimtare të përfshihet edhe njohja reciproke. Por, Serbia – që ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës është vijë e kuqe për të – kërkon një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./REL






A e dorëzoi në polici? Qytetari gjen kuletën me para dhe...
Historia e plotë >

Bislimi publikon DOKUMENTET: Beogradi po përgatit ndarjen e Kosovës
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

