Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Lamborghini 200 mijë €‎ shkrumbohet në rrugë/ I riu që e mori me qira po ecte me 300 km/h

Lamborghini 200 mijë €‎ shkrumbohet në rrugë/ I riu

Një Lamborghini Huracán me vlerë 200 mijë euro është shkrumbuar plotësisht pasi u përplas me mbrojtëset anësore në një autostradë në Itali.

Incidenti i frikshëm ka ndodhur në autostradën Napoli-Canosa pasi shoferi ishte duke ecur me 300 km/h. Ka qenë pasagjeri i tij ai që ka filmuar momentin kur shoferi po ecte me shpejtësinë e frikshme deri në momentin kur humb kontrollin dhe përplaset me anësoret e autostradës dhe super makina e marrë me qira digjet plotësisht.

Shoferi dhe pasagjeri i tij u nxorrën në kohë nga Lamborghini që po digjej dhe asnjëri prej tyre nuk u dëmtua. Në këtë incident nuk u përfshinë automjete të tjera, por brenda një kohe të shkurtër u krijua një radhë rreth një kilometër deri sa zjarrfikësit shuan zjarrin dhe pastruan rrugën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore