Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Kuvendi digjet, Igor krihet"/ Momenti që nuk u pa, deputeti serb shikon serialin në telefon teksa kolegët "rrihen"

"Kuvendi digjet, Igor krihet"/ Momenti që nuk u pa, deputeti serb

Ditën e djeshme parlamenti serb u përfshi nga kaosi, teksa presidenti Aleksandër Vuçiç po mbante fjalimi ne tij për Kosovën dhe planin franko-gjerman.

Teksa disa deputetë arritën deri në përplasje fizike, duket se një person nuk ka dashur fare të përfshihej, pasi ishte i zënë me diçka më të rëndësishme.

Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiç e shfrytëzoi kohën për të parë një serial gjatë seancës parlamentare. Ai u fokusua nga kamerat teksa ishte tepër i fikusuar në atë që po shihte, edhe  pse herë pas herë duartrokiste, por më pas vazhdonte që të ndiqet serialin e tij me shumë ëndje.

Igor Beçiç iu bashkua Partisë Progresive Serbe (SNS) në vitin 2008. Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut pas një incidenti në Parlamentin serb në shkurt të vitit 2009, kur u sulmua nga ish-kolegu i partisë Srboljub Zhivanoviç, anëtar i Partisë Radikale Serbe.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore