Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush e vrau Bledar Muçën? Krimi që “tronditi” Evropën sjell autoritetet belge në Tiranë, ja çfarë ka ndodhur

Kush e vrau Bledar Muçën? Krimi që “tronditi”

Prokurorë dhe oficerë nga Belgjika, kanë mbërritur ditën e sotme në vendin tonë në lidhje me hetimet në lidhje me vrasjen e Bledar Muçës.

Muça konsiderohej si njeriu i besuar i Florenc Çapjas, i shumëkërkuari për urdhërimin e vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit.

Mësohet se hetuesit belgë janë në kërkim të provave për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e 43-vjeçarit në Antwerp, ndërkohë që kanë kërkuar dhe autorizim për kontrollin e 3 banesave në Elbasan dhe pyetjen e disa personave, dëshmia e të cilëve konsiderohej e rëndësishme për çështjen.

Burimet janë të rezervuara për të konfirmuar nëse gjatë kontrollit të banesave janë gjetur prova që mund të ndihmojnë hetuesit belgë në zbardhjen e krimit që tronditi Belgjikën.

Sa i përket marrjes së dëshmive, mësohet se është pyetur ndër të tjerë edhe Shkëlzen Hasanpapa, i dënuar për tentativën e vrasjes me pagesë ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016.

Hasanpapa u arrestua në Holandë dhe ekstradua në Shqipëri, në 2017 dhe prej asaj kohë ndodhet në burg, ku dhe u pyet nga autoritetet belge, por rrëfimi i tij mbahet top sekret.

Bledar Muça miku i ngushtë i Florenc dhe Ardian Capja, ky i fundit i dyshuar si kreu i një grupi kriminal që urdhëron vrasje me pagesë, u ekzekutua me armë zjarri mesnatën e 22 janarit të dy viteve më pare ne qytetin Antwerp.

Mediat belge raportuan se në momentin që 43-vjecari mbërriti para pallatit ku banonte, dy persona që e prisnin e qëlluan për vdekje brenda makinës së tij. Autoritetet belge dyshojnë se ekzekutimi është kryer nga vrasës me pagesë dhe shkaku është larja e hesapeve për përplasjet ne trafikun e drogërave të forta, por edhe përfshirja e tij në krime të rënda në Shqipëri. Identifikimi i Bledar Muçës ishte i vështirë, pasi ai përdorte pasaportë britanike.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore