Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Kujt i flet ti ashtu, Presidentit?”/ Trump kapet keq me gazetarin pasi e ndërpreu disa herë (VIDEO)

“Kujt i flet ti ashtu, Presidentit?”/ Trump kapet keq me gazetarin

Presidenti Trump shpërtheu ndaj një korrespodenti të Shtëpisë së Bardhë sot, pasi ai e pyeti nëse do të pranonte fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

‘Unë jam Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Mos flisni kurrë me presidentin në atë mënyrë, 'i tha Trump korrespondentit të Reuters Jeff Mason sot gjatë një seance të nxehtë pyetje-përgjigje në Shtëpinë e Bardhë.

Trump më vonë tha se është një 'gjë shumë e vështirë të pranosh' zgjedhjet, por pranoi se do të largohej nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Zgjedhor voton për Joe Biden.

Megjithatë nuk pranoi të thoshte se ai kishte humbur - megjithë epërsinë e Biden në votimet e Kolegjit Zgjedhor dhe refuzoi të thoshte nëse do të merrte pjesë në inaugurim.

Kjo ishte hera e parë që presidenti u mor në pyetje nga shtypi që nga Dita e Zgjedhjeve.

Trump u foli reporterëve në Sallën e Pranimit Diplomatik të Shtëpisë së Bardhë pasi mbajti një telekonferencë me anëtarët e ushtrisë amerikane të stacionuar në të gjithë globin.

Ai falënderoi trupat për shërbimin e tyre dhe me shaka i paralajmëroi ata që të mos hanin shumë gjel deti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore