Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Studimi/ Kujt i duhet më shumë kohë për t’u shëruar nga Covid-19

Studimi/ Kujt i duhet më shumë kohë për t’u

Mosha e vjetër dhe pasja e shumë simptomave njëkohësisht rrisin riskun e zgjatjes së kohës së shërimit nga Covid-19.

BBC shkruan se një studim i kryer së fundmi thekson se një në 20 persona ka qenë i sëmurë për të paktën 8 javë.

Studimi nga “King's College London” tregoi gjithashtu të qenit femër, mbipesha dhe astma rrisin rrezikun.

Rezultatet, të cilat pritet të publikohen në internet, tregojnë se Covid mund të prekë këdo, por ka disa faktorë që ndikojnë shumë.

Çfarë e rrit rrezikun?

"Pasja e më shumë se pesë simptomave të ndryshme në javën e parë, ishte një nga faktorët kryesorë të rrezikut", tha Dr Claire Steves, nga Kings College London për BBC.

Covid-19 është më shumë sesa thjesht një kollë dhe virusi që e shkakton atë mund të prekë organet në të gjithë trupin.

Dikush që ka pasur kollë, lodhje, dhimbje koke dhe diarre, por ka humbur ndjenjën e nuhatjes do të rrezikonte më shumë se dikush që është prekur nga Covid-19 dhe ka vetëm kollë.

Rreziku rritet gjithashtu me moshën, veçanërisht nëse jeni mbi 50 vjeç. Dr Steves tha: "Ne kemi parë nga të dhënat në fillim se burrat ishin në rrezik për t’u sëmurur më rëndë nga Covid-19, por tashmë duket se gratë janë më të rrezikuara për ta kaluar koronavirusin në një periudhë më të gjatë”.

Për veç astmës dhe sëmundjeve të mushkërive, asnjë sëmundje tjetër nuk ndikon në zgjatjen e  simptomave të Covid-19.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore