Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kujdes! Nga nesër Italia me "dorë të hekurt" për të pavaksinuarit, hyn në fuqi “Supercertifikata e gjelbër”

Kujdes! Nga nesër Italia me "dorë të hekurt" për

ITALI- Italia ka paralajmëruar se nga e hëna do të ashpërson rregullat për të pavaksinuarit.

Autoritetet kanë konfirmuar se do të hyjë në fuqi e ashtuquajtura “Supercertifikata e gjelbër” që ndalon të paimunizuarit ndaj COVID-19-ës, ata që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar infeksionin 6 muajt e fundit, të hyjnë në ambjente publike të mbyllura si bare, restorante, diskoteka, teatro, stadiume e festa familjare apo shoqërore.

Mësohet nga mediat e huaja se të pavaksinuarit do të vazhdojnë të përdorin certifikatën e gjelbër bazë për mjetet e transportit publik, ku lejohen të hyjnë vetëm me test negativ të deri 72 orëve të fundit.

Nga ana tjetër dëshmia e testit negativ do të vazhdojë të pranohet në vendet e punës, në palestër, në hotele dhe jo shumë vende të tjera. Në bare e restorante nuk lejohet ulja në tavolinë për këtë kategori, përveçse marrja me vete e porosive. Teksa gjobat parashikohen të rënda për shkelësit, nga 400 deri në 1 mijë euro. Qeveria Dragi vendosi ashpërsimin e masave pas rritjes së ndjeshme të infektimeve ditore.

Kujtojmë se Italia ishte një nga shtetet që u godit më fortë nga pandemia e COVID-19, megjithatë vendi duket se është shtabilizuar dhe vijon procesin e vaksinimit./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore