Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Kujdes hajdutët e makinave dhe xhepistët”/ Ministria e Jashtme këshillon holandezët në Tiranë: Droga nuk ...

“Kujdes hajdutët e makinave dhe xhepistët”/ Ministria e

Tirana pritet të përjetojë një ‘pushtim’ të mirëfillte tifozësh nga Italia dhe Holanda. Kjo ka bërë që autoritetet në të dy vendet të jenë shumë të kujdesshme për shtetasit e tyre që do të jenë në kryeqytetin shqiptar për finalen e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord.

E përditshmja holandeze “De Telegraaf”,  shkruan se Ministria e Punëve të Jashtme (BuZA) paralajmëron mbështetësit e Fejnordin për masat strikte që policia merr ndaj krimeve si përdorimi i drogës dhe ndezja e fishekzjarrëve. Departamenti këshillonte shtetasit holandezë që të informohen rreth disa gjërave para finales së Ligës së Konferencës dhe të organizohen nëse është e nevojshme

“Autoritetet po bëjnë kontrolle mbi mbajtjen dhe përdorimin e drogës, dhunën dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Këta shkelje të fundit dënohen me maksimalisht tre vite burg. BuZa gjithashtu paralajmëron shtetasit holandezë se ekziston rreziku i dënimit me burg për sjellje si shqetësimi i rendit publik apo konsumimi i alkoolit në ambiente publike.

Ndonëse euro pranohet si mënyrë pagese dhe mund të këmbehet në shumë vende, Shqipëria, që nuk është një vend i Bashkimit Europian, ka paranë e saj, lekun. Rreth 120 nga këto bëjnë një euro. BuZa këshillon qytetarët holandezë që të marrin para me vete në rast se bankomatet do të jenë të boshatisura. Duhet të jeni edhe të kujdesshëm për krimet në Shqipëri, sidomos vjedhjen e makinave dhe hajdutët e xhepave”, shkruhet në këshillimin që Ministria e Jashtme e Holandës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore