
Kreu Republikan i Senatit nuk e 'lëshon' Trumpin: Nuk kam vendosur ende si do të votoj
Kreu Republikan i Senatit, Mitch McConnell sapo ka thënë se nuk ka marrë ende një vendim nëse do të votoj për shkarkimin e Donald Trump.
"Ndërsa shtypi ka qenë me spekulime, unë nuk kam marrë një vendim përfundimtar se si do të votoj dhe kam ndërmend të dëgjoj argumentet ligjore kur ato të paraqiten në Senat," tha ai.
Pesë republikanë kanë deklaruar se do votojnë pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.
Ligjvënësja Jaime Herrera Beutler njoftoi të martën në mbrëmje se do të votojë pro ngritjes së akuzave. Ajo u shpreh nëpërmjet një deklarate se zoti Trump "veproi kundër betimit që ka bërë si president".
"Presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti protesta të dhunshme që synonin të ndalonin transferimin paqësor të pushtetit nga një administratë në tjetrën", tha Herrera Beutler.
Ligjvënësja Liz Cheney, numri tre ligjvënësve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve tha në shpjegimin e mbështetjes së saj për ngritjen e akuzave se "kurrë më parë nga ana e një presidenti nuk ka patur një tradhëti më e madhe".
Mes republikanëve të tjerë që thanë se do të votonin për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e zotit Trump janë ligjvënësit John Katko, Adam Kinzinger dhe Fred Upton./ Gazeta SHQIP

Momenti i frikshëm, dy ushtarë rrëmbehen nga 6 burra të armatosur (Video)
Historia e plotë >
Vdes në moshën 24-vjeçare nga mbidoza, modeli dhe sipërmarrësi i njohur
Historia e plotë >






Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ja të 17 dekretet e Biden që do të firmosen sot për të zhbërë epokën Tru...
Historia e plotë >
'Rama deklaroi qartë se kemi të drejtë'/ Mitsotakis: Pas katër muajsh, d...
Historia e plotë >
Si merret vendimi për futjen e pacientit me Covid-19 në intubim, e zbulon mjekja e Infektivit: Nëse procedura vonohet…

Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Francës

Shpresë për botën, kompania jep rezultatet e vaksinës kundër koronavirusit: Krijoi imunitet te pacientët
Biznes

Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >

Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >
