Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kongresmeni demokrat: Mbështetësit e Trump brenda Gardës Kombëtare, mund të jenë kërcënim për Biden

Kongresmeni demokrat: Mbështetësit e Trump brenda Gardës

Kongresmeni demokrat, Steve Cohen, sugjeroi që mbështetësit e Trump brenda Gardës Kombëtare të cilët janë caktuar për të mbrojtur Joe Biden 'mund të dëshirojnë t'i bëjnë diçka' presidentit të ri.

Cohen tha se i kujtohej ish kryeministrja e Indisë, Indira Gandhi, që u vra nga truprojat e saj dhe sugjeroi që çdo mbështetës i Trump brenda njësive të Gardës Kombëtare duhej të vihej nën dyshim.

"Garda Kombëtare është 90 përqind meshkuj, dhe vetëm rreth 20 përqind e meshkujve të bardhë votuan për Biden," tha ai.

'Ju duhet ta kuptoni se në Gardë, e cila është kryesisht më konservatore ... nuk janë më shumë se 25 përqind e njerëzve atje që na mbrojnë ne, ku u sulmua Kongresi. 75 për qind e tyre mund të duan t’i bëjnë diçka Biden', tha Cohen, duke folur për CNN.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore