Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Konflikti me Turqinë/ Greqia kërkon ndihmën e SHBA-ve, çfarë pritet të premten

Konflikti me Turqinë/ Greqia kërkon ndihmën e SHBA-ve,

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme greke tha “bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në Mesdheun Lindor në dritën e shkeljeve të përshkallëzuara të Turqisë”.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me takimin e pritshëm.

Të martën, Dendias deklaroi se Greqia nuk do të pranojë një marrëveshje që është bërë fakt i kryer për Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje qeverisë turke të tërheqë anijen e saj kërkimore nga zona.

Ai shtoi se Ankaraja po provon se preferon diplomacinë me armë para një dialogu të ndershëm.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të largohet menjëherë nga shelfi kontinental grek”, tha ai.

Një ditë më parë, Greqia ka kërkuar edhe një takim urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi çështjen në fjalë.

Konflikti me Turqinë/ Greqia kërkon ndihmën e SHBA-ve, Konflikti me Turqinë/ Greqia kërkon ndihmën e SHBA-ve,

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore