Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Konflikti me Turqinë, Dendias telefon urgjent nga Tirana, Barroson: Kërkon ndërhyrjen e BE

Konflikti me Turqinë, Dendias telefon urgjent nga Tirana, Barroson:

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë për shkak të kërkimeve të anijeve turke në detin Egje kanë alarmuar Athinën zyrtare,e cila kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkimit Europian.

Kryediplomati Nikos Dendias mësohet se ka pasur një bisedë telefonike me komisionerin e Lartë për Politiken e Jashtme, Joseph Borrel dhe komisionerin për Zgjerimin, OliverVarhelyi. Kjo bëhet e ditur nga vetë Dendias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i tij i përket ditës së djeshme dhe telefonata mes dy komisionerëve është realizuar gjatë kohës kur ai zhvillonte vizitën zyrtare në Tiranë. Vetë Dendias në konferencën për shtyp deklaroi se i ka dërgur një letër BE-së për t’i vendosur sanksione Turqisë, për të mos lejuar që të furnizohet me armë.

Kjo u bë publike vetë Dendias gjatë konferencës për shtyp që pati me kryeministrin Edi Rama, duke bërë të ditur kështu vendosjen e sanksioneve, veç paralajmërimit për procesin e integrimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore