Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kohë bilancesh / Gjermania përgatitet për 15 mld euro dëme nga përmbytja e fundit

Kohë bilancesh / Gjermania përgatitet për 15 mld euro dëme

Bashkë me punën për gjetjen e personave që figurojnë ende të zhdukur, autoritetet gjermane kanë nisur të bëjnë edhe bilancin ekonomik e financiar të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja e fundit.

Për të ndihmuar në këtë bilanc, ekspertët kthehen pas në kohë duke e krahasuar me përmbytjet e 2002 dhe të 2013, si pika referimi. Dëmet e atyre përmbytjeve shkuan deri në 8 miliardë euro dhe u deshën 3 deri në 5 vite kohë që zonat e prekura të riktheheshin në normalitet të plotë.

Por, përmbytja e fundit vlerësohet në përmasa më të mëdha se ato dhe këtë e tregon edhe numri i viktimave, plot 164 deri më tani. Prandaj, në skenarin më të mirë të përgatitur nga autoritetet federale, dëmi mund të shkojë nga 10 deri në 12 miliardë euro, ndërsa në skenarin më të mundshëm mbi 15 miliardë euro.

Ndërkohë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet, Qeveria gjermane ka bërë gati një fond emergjence prej 400 milionë eurosh, që do të shërbejë për strehimin dhe sigurimin e shërbimeve të nevojshme për ta.

Dëmet më të mëdha përllogariten në banesa, biznese, infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe energjitike. Një pjesë e kompanive private, si ato të telekomunikacionit kanë ndërhyrë vullnetarisht në zonat e prekura duke vendosur stacione e antena komunikimi të përkohshme, deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore