
Kjo nuk pritej! Motra e Kim Jong Un bën komentet DRITHËRUES për luftën Ukrainë- Rusi
Korea e Veriut ka paralajmëruar sot Perëndimin se “po kalon vijën e kuqe” me dërgimin e tankeve për Ukrainën.
Motra e liderit Kim Jong Un – Kim Yo Jung, e konsideruar si e dyta në pushtet – thotë se Uashingtoni po përshkallëzon “luftën e tij hibride” me të cilën ka si objektiv të godasë Moskës.
Komentet e saj vijnë pasi SHBA njoftoi planet për të dërguar tanke të avancuar beteje për ushtrinë e Ukrainës, për të ndihmuar në konfliktin me Rusinë.
Korea e Veriut ka shfaqur dhe më parë linjëzimin e saj nga ana e Rusisë teksa tani zonja Kim pretendon se administrata Biden po kalon limitet me mbështetjen ushtarake për Ukrainën.
Në mediat koreano-veriore ajo dënonte atë që quante “objektivi i mbrapshtë hegjemonik për zgjerimin e luftës hibride (me anë të palëve të tjera) për shkatërrimin e Rusisë”, sipas rrjeteve vendase.
Zonja Kim tha: “SHBA është krye-krimineli dhe rreziku kryesor ndaj sigurisë strategjike të Rusisë, në këtë fazë të rëndë të sigurisë rajonale”.
“Nuk kam dyshim se pajisjet e rënda ushtarake që po dërgojnë SHBA dhe Perëndimi, do të digjen copa-copa, para frymës luftarake të padominueshme të popullit dhe ushtrisë heroike ruse”, shtoi ajo.
Më tej shtohej se Korea e Veriut do të qëndrojë në të njëjtën llogore me Rusinë.
Korea e Veriut është nga vendet e pakta që kanë njohur pavarësinë e rajoneve lindore Donetsk e Luhansk, që mbështeten nga Rusia në lindje të Ukrainës.
Më tej Korea e Veriut fajëson Uashingtonin për luftën në Ukrainë duke insistuar se “politikat hegjemoniste” të Perëndimit detyruan Rusinë të veprojë ushtarakisht për të mbrojtur interesat e saj strategjike.
Motra e Kim Jong Un raportohet se ka lindur në 26 shtator 1989 sipas SHBA, ndërsa mediat koreano-jugore thonë se ka lindur në 1987.
Ajo bashkë me të vëllanë Kim kanë studiuar nga 1996 deri në 2000 në Zvicër, ndërsa më pas raportohet se ajo vazhdoi studimet në akademinë ushtarake vendase Kim Il-sung.
Ajo raportohet si pasuese e mundshme e pushtetit në rast se Kim nuk është i aftë të udhëheqë.

E RËNDË/ Shpërthim bombe në shkollë, plagosen nxënësit, çfarë dihet
Historia e plotë >

Shtëpi me gjak, pështymë dhe patate? Po mund të ndodhë, në...Mars
Historia e plotë >





Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën e Kombit/ VDES drejtuesi, përmbyset kamioni
Historia e plotë >


