Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kishte harruar djalin e vogël në makinë dhe e gjeti të pajetë, babai vret veten me armë zjarri

Kishte harruar djalin e vogël në makinë dhe e gjeti të

Një baba nga Virxhina ka vrarë vetën pasi ke gjetur djalin e tij 18-muajsh të vdekur në sedijen e pasme të një makine të mbi nxehur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë.

Babai, të cilit ende nuk i është zbuluar identiteti, u gjet i vdekur në Chesterfiel me një plagë me armë zjarri në kokë. Ai u gjet në pyllin prapa shtëpisë së tij, pasi policia mori njoftime se ai po kërcënonte të dëmtonte veten.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se oficerët gjeten trupin e fëmijës së vogël brenda në shtëpi.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme”, tha nënkoloneli i policisë së Chesterfield, Christopher Hensley.

Kishte harruar djalin e vogël në makinë dhe e gjeti të

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se babai i ka shkuar në punë në mëngjes për tre orë dhe ka harruar që të çonte të birin në çerdhe. Si pasojë ai ka mbetur në makinë dhe jashtë temperaturat janë shumë të larta.

Familja e të voglit ka njoftuar policinë mëngjesin e së martës, duke denoncuar se djali nuk ishte paraqitur në çerdhe.

Sipas policisë, pasi babai ka gjetur të pajetë djalin e tij të vogël, ka vrarë veten me një armë zjarri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore