Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kina: Me "masa të rrepta" kemi mbajtur nën 100 mijë numrin total të rasteve me COVID-19

Kina: Me "masa të rrepta" kemi mbajtur nën 100 mijë

Këshilltari kinez për shëndetin publik, Feng Yong pretendon se me masat e shëndetit publik që kanë marrë dhe administrimin e mbi 2.2 miliardë dozave të vaksinës kundër COVID-19 kanë mundur që të mbajnë nën 100 mijë numrin total të rasteve me COVID-19.

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në fund të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës, deri më tani ka prekur mbi 239 milionë e 126 mijë njerëz.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve me burim COVID-19 ka arritur në 4.9 milionë. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se numri i viktimave është shumë më i lartë se ai i njoftuar.

Numri total i rasteve në Kinë, ku u shfaq fillimisht virusi, është vetëm 96.457 ndërsa i atyre të vdekurve 4.636, gjë që ngre pikëpyetje në botë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore