Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kim Jong Un urdhëron koreano-veriorët e uritur të hanë më pak ushqim deri në vitin 2025: Pastaj hapim kufirin me Kinën

Kim Jong Un urdhëron koreano-veriorët e uritur të hanë

KOREJA E VERIUT - Kim Jong Un ka paralajmëruar qytetarët se duhet të hanë më pak ushqim, derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025.

Mungesa e ushqimit po prek tashmë koreano-veriorët, por zyrtarët u thanë qytetarëve që "të shtrëngonin rripat" për të paktën tre vjet të tjerë, sipas RFA.

Megjithatë, njerëzit po ankohen se ata e kanë të vështirë të përballojnë dimrin që po vjen, për të mos folur për 3 vite të tjera, shkruan DailyMail.

Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së koronavirusit.

Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit - me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm, pasi kërkesa tejkaloi ofertën, raporton Gazeta SHQIP.

Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor i qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025, ishin të pakta.

"Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh'.

Pavarësisht vështirësive aktuale me të cilat po përballet populli i Koresë së Veriut, udhëheqësi i tyre Kim Jong Un ka vazhduar të shtyjë idenë e mbështetjes te vetja këtë vit.

Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë vlerëson se Koreja e Veriut ka mungesë rreth 860,000 tonë ushqime këtë vit./ Gazeta SHQIP

Kim Jong Un urdhëron koreano-veriorët e uritur të hanë

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore