Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kim Jong-Un nuk njihet më/ Zbulohet çfarë fshihet pas rënies në peshë të diktatorit të Koresë së Veriut

Kim Jong-Un nuk njihet më/ Zbulohet çfarë fshihet pas

Kim Jong-un i Koresë së Veriut arriti të bjerë 20 kg në peshë duke hequr djathin luksoz zviceran, karavidhet dhe pijet alkoolike.

Diktatori shtatshkurtër thuhet se pinte disa shishe vere në ditë, por i hoqi nga dieta për të arritur pamjen që ka sot. 

Udhëheqësi i Koresë konsiderohej obez dhe jo pak herë kishte probleme për shkak të peshës.

Teori nga Korea e Jugut tregonin se ai shtonte më shumë se 7 kg çdo vit pasi pasoi babain e tij si Udhëheqës Suprem në dhjetor të vitit 2011.

Masa e tij trupore sa vinte e rritej, dhe kjo u vu re edhe më shumë në takimin që bëri me Donald Trump në 2018.

Por që atëherë, u panë ndryshime herë pas here tek diktatori, me disa që thonin se mund të vuante nga një sëmundje.

Por në fakt, çdo gjë varej tek dieta e tij strikte. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore