Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Kim Jong-un lexon mendjet”/ Dezertuesja rrëfen tmerrin e përjetuar në Korenë e Veriut

“Kim Jong-un lexon mendjet”/ Dezertuesja rrëfen tmerrin e

Një dezertuese nga Koreja e Veriut ka rrëfyer së fundmi për tmerrin e propagandës nga autoritetet komuniste të vendit, duke thënë se fëmijëve në shkollë u mësohet se Kim Jong-un dhe anëtarët e familjes së tij, mund të lexojnë mendjet e njerëzve.

Yeonmi Park është arratisur nga Koreja e Veriut në moshën 13-vjeçare duke kaluar kufirin për në Kinë.

Pasi eci duke arritur në Mongoli ajo thotë se ishte ndihmuar nga punonjës të ambasadës së Koresë së Jugut në Kinë dhe tashmë studion në SHBA. Në një intervistë me mediat Park shpjegon si funksionon propaganda koreano-veriore.

“Dy diktatorët e parë Kim, ishin shumë të fuqishëm dhe popullit i thuhej se ata ishin Zoti”, thotë ajo duke iu referuar babait dhe gjyshit të Kim Jong Un.

“Kim Jong-un lexon mendjet”/ Dezertuesja rrëfen tmerrin e

“Pas arratisjes sime unë kisha frikë të mendoja, sepse kisha mësuar se Kim-ët mund të lexojnë mendjet tona. Por ajo që ka bërë në fakt regjimi koreano-verior është kopjimi i shkrimeve të Biblës. Feja kristiane thotë se Zoti e di çfarë mendoni dhe se megjithëse Jezusi vdiq, fryma e tij jeton me ne përgjithmonë”.

“Ajo që na thoshte ne regjimi është se 2 Kim-ët e parë kanë vdekur, por fryma e tyre jeton me ne përgjithmonë”.

“Kur isha në Korenë e Veriut unë besoja sinqerisht se Kim-ët kishin uri dhe se ata po vuanin, pasi kështu thuhej në të gjitha këngët që ne duhet të këndonim”.

“Ne mësonim në shkollë se liderët e vdekur po vuanin urie për ne”, Kim Jong-un u bë diktator i Koresë së Veriut pas vdekjes së babait të tij në 2011. Por zonja Park thotë se gjithsesi forca e propagandës është zbutur me ardhjen e Kim Jong-un.

Ajo shton: “Njerëzit e besojnë sinqerisht se ata ishin Zota, por me Kim Jong-un, Kim-in e fundit, ka pasur më shumë zbutje të mendimit.

“Kim Jong-un lexon mendjet”/ Dezertuesja rrëfen tmerrin e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore