Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kërkohet nga Brazili për trafik droge, arrestohet djali i bosit të mafias italiane

Kërkohet nga Brazili për trafik droge, arrestohet djali i bosit

Në fillim të viteve tetëdhjetë, iku jashtë shtetit me babanë Gaetano, mafioz që u bë i padëshiruar për zotërinjtë e rinj të Cosa Nostra.

Tre vite më parë, Leonardo Badalamenti u rikthye në Itali me sekretet e tij. Ndërkohë sonte ai u arrestua nga hetuesit e qendrës operative Dia të Palermos, pasi jetonte në shtëpinë e nënës së tij.

Arrestimi erdhi pasi për të ishte i lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar nga autoriteti gjyqësor i Barra Funda në Brazil, për shoqatë kriminale që synonin trafikim të drogës.

Ky urdhër arresti është lëshuar që në vitin 2017, por në Itali është raportuar vetëm kohët e fundit. Madje mediat italiane shkruajnë se as vetë Badalamenti nuk ishte në dijeni të tij.

Të premten e kaluar, djali i Don Tano u bë protagonist i një sulmi në një vilë të konfiskuar nga babai i tij, i cili ndërroi jetë në vitin 2004 në një burg amerikan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore