Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Katastrofa/ Nitrati që shpërtheu në Bejrut i ishte konfiskuar anijes "bombë" të një biznesmeni rus

Katastrofa/ Nitrati që shpërtheu në Bejrut i ishte konfiskuar

Mediat raportojnë se kimikatet që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin.

Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro.

Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një stacioni televiziv lokal se incidenti që vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 tonë nitrat i amonit.

Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014. Materiali ishte ruajtur pa masa të sigurisë.

Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me një urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Associated Press raporton se MV Rhosus po transportonte nitrat amoni nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.

Raportet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë që MV Rhosus kishte lundruar nën flamurin e Moldavisë kur arriti në Bejrut.

Katastrofa/ Nitrati që shpërtheu në Bejrut i ishte konfiskuar

Autoritetet e Bejrutit nuk lejuan që ekuipazhi i mbetur të largohet nga anija dhe të fluturojë për në shtëpi. Arsyeja është e qartë, autoritetet portuale nuk duan të lihen me anije të braktisura në duar, të ngarkuar me ngarkesë të rrezikshme, eksploziv, në fakt. 

Autoritetet ruse dhe ukrainase nuk bëjnë asgjë, ndërsa siç duket, përfshirja e tyre është domosdoshmëri, me qëllim të arritjes së një lloj marrëveshjeje me autoritetet e Bejrutit, dhe të hartojnë një plan të përbashkët ose për të zëvendësuar ekuipazhin me vendasit pa kushte, ose për të financuar ekuipazhin dhe anije deri sa ajo të dalë në ankand.

Katastrofa/ Nitrati që shpërtheu në Bejrut i ishte konfiskuar

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005. Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore