Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Kanadaja nis ndalimin e importit të armëve të zjarrit

Kanadaja nis ndalimin e importit të armëve të zjarrit

Kanadaja do të ndalojë importet e armëve, pjesë e një lëvizjeje që mund të sjellë një ngrirje totale në blerjen dhe shitjen e tyre, raporton BBC.

Masa e ndalimit nis nga 19 gushti, deri sa parlamenti të miratojë rregulla të reja strikte, duke përfshirë një ndalim të përhershëm të importit të tyre.

Pistoletat kanë “vetëm një qëllim dhe ai është të vrasin njerëz”, tha Ministri i Sigurisë Publike Marco Mendicino.

Ndalimi total i propozuar nga qeveria, i zbuluar tre muaj më parë, pason zemërimin për disa ngjarje të rënda që kanë shkaktuar dhe humbje jete.

Deputetja konservatore e Manitobës, Raquel Dancho e dënoi masën, duke thënë se ishte “mosrespektim i një pjese të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kanadasë” dhe “nuk do të bëjë asgjë për të ndaluar rrjedhën e armëve të paligjshme” nga SHBA.

“Në vend që të trajtojë burimin e vërtetë të krimit me armë në Kanada, qeveria liberale po ndalon në mënyrë të njëanshme importet, duke ndikuar në një industri shumë miliardë dollarëshe dhe mijëra shitës me pakicë dhe biznese të vogla”, tha ajo në një deklaratë.

Kryeministri Justin Trudeau propozoi legjislacionin – i njohur si projektligji C-21 – disa ditë pas të shtënave në shkollën fillore në Teksas në maj që la të vdekur 21 persona.

Projektligji do ta bënte të pamundur blerjen, shitjen, transferimin ose importin e armëve kudo në vend.

Ndryshe nga SHBA, zotërimi i armëve nuk është i sanksionuar në kushtetutën e Kanadasë.

Kanadaja tashmë ka rregulla më të rrepta për zotërimin e armëve sesa fqinji i saj jugor.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore