Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Joe Biden shfaqet pa maskë dhe jep lajmin: Personat e vaksinuar me dy doza janë të lirë prej masave

Joe Biden shfaqet pa maskë dhe jep lajmin: Personat e vaksinuar me dy doza

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pasur një “ditë të shkëlqyeshme” pasi zyrtarët shtetërorë thanë se njerëzit e vaksinuar mund tërrinë pa maska në mjediset e brendshme dhe të jashtme.

Presidenti hoqi maskën në Zyrën Ovale me ligjvënësit republikanë ndërsa dha udhëzimin.

Megjithatë ende kërkohet mbajtja e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë dhe spitale, raporton BBC.

Administrata e Bidenit është përballur me presionin që të lehtësojë kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

“Ne nuk do të shkojmë t’i arrestojmë njerëzit” shtoi Biden, duke u bërë thirrje amerikanëve jo të vaksinuar që të mbajnë maska.

Presidenti Biden ka vendosur një qëllim që deri më 4 korrik të vaksinojë 70% të amerikanëve me së paku një dozë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore