
“Jemi në pauzë”/ Gruaja e Volodymyr Zelensky flet mbi marrëdhënien e saj me presidentin: Kjo nuk është normale
Prej gati pesë muajsh, Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës. Gjendja e vështirë e vendit duket se ka ndikuar edhe në marrëdhënien e presidentit, Volodymyr Zelensky dhe Zonjës së Parë, Olena Zelenska.
Kjo e fundit, ka realizuar një intervistë për CNN, ku është shprehur se për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi i tyre, ajo nuk mundet ta takojë shpesh bashkëshortin e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi zonja e parë e Ukrainës deklaroi se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është “në pauzë”.
“Kjo nuk është normale. Nuk është një marrëdhënie normale kur fëmijët nuk mund ta shohin babanë e tyre dhe duhet të flasin me të në telefon. Kështu që marrëdhënia jonë është në pauzë ashtu siç është për të gjithë ukrainasit”, u shpreh nëna e dy fëmijëve.
“Ne presim të bashkohemi, të jemi sërish bashkë, të kalojmë mbrëmjet së bashku, të flasim me fëmijët për gjërat e tyre”, shtoi bashkëshortja e presidentit ukrainas.
Ndërkohë ju kujtojmë që presidenti dhe bashkëshortja e tij, refuzuan që me 24 shkurt, kur nisi lufta në Ukrainë të largohen nga vendi i tyre.

Paralajmërimi i frikshëm/ "SHBA është në prag të luftës me Rusinë dhe Kinën"
Historia e plotë >
VIDEO/ Pamjet surreale, tornado godet ishullin grek
Historia e plotë >

“Sekretet”, për çfarë mund të akuzohet Donald Trump
Historia e plotë >

Piu ujë të ftohtë në mes të vapës përvëluese, i riu rrezikon jetën
Historia e plotë >


Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




