Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Jemi ende në tetor dhe...'/ OBSH jep alarmin: Muajt e ardhshëm kritikë, spitalet në kufijtë e kapaciteteve

"Jemi ende në tetor dhe...'/ OBSH jep alarmin: Muajt e

Hemisfera veriore është në një “moment kritik” të pandemisë nga Covid-19. Alarmi vjen nga drejtori  i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Muajt ??e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon ne “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”.

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që të marrin masa për të parandaluar vdekjet e panevojshme dhe për të kufizuar përhapjen e virusit shpejt. Përmirësimi i testimit, gjurmimi i kontakteve të të infektuarve dhe izolimi i atyre që rrezikojnë përhapjen e virusit do t’u mundësonte vendeve të shmangin bllokimet e detyrueshme.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë.”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore