Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Japonia merr ‘seriozisht’ ekzistencën e UFO-ve, pilotët ushtarakë urdhërohen të...

Japonia merr ‘seriozisht’ ekzistencën e UFO-ve, pilotët

Pilotët ushtarakë japonezë janë urdhëruar të fotografojnë çdo mjet të paidentifikuar që hasin në hapësirën ajrore të vendit.

Ministri i mbrojtjes Taro Kono tha se pamjet misterioze duhet të paraqiten për analiza, ndërsa ushtria do të hetojë gjithashtu raportet nga publiku.

Protokolli i ri, i raportuar nga Japan Times, vjen megjithë insistimin zyrtar se nuk ka prova se ekzistojnë UFO dhe se ushtria Japoneze nuk ka hasur kurrë ndonjë.

Ai gjithashtu vjen vetëm disa javë pasi Pentagoni krijoi një task forcë të re nën Marinën e SHBA për të hetuar vëzhgimet e UFO-ve.

Në fillim të këtij viti, ministri japonez i mbrojtjes tha në një konferencë për shtyp se 'unë nuk besoj me të vërtetë në ekzistencën e UFO-ve'.

'Duket se pilotët ushtarakë Japonezë]nuk kanë hasur kurrë në një UFO, por unë do të doja të krijoja një procedurë në rast takimi,' tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore