Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Japoni, reaktori bërthamor rifillon funksionimin pas dy vjetësh

Japoni, reaktori bërthamor rifillon funksionimin pas dy vjetësh

Japonia ka rifilluar funksionimin e njërit nga reaktorët nuklearë të mbyllur dy vjet më parë për shkak të kontrolleve të rregullta të sigurisë dhe për shkak të një vendimi gjyqësor.

Reaktori numër 3 në centralin bërthamor Ikata, që drejtohet nga "Shikoku Electric Power Co.", ndodhet në provincën lindore Ehime dhe të njëjtit iu ndalua funksionimi nga Gjykata e Lartë e Hiroshima-s në janar të vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Paraprakisht, reaktori u mbyll në dhjetor të vitit 2019 për kontrolle sigurie, bëri të ditur agjencia e lajmeve Kyodo. Tani, gjykata e njëjtë e ndryshoi urdhrin, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës së reaktorit bërthamor.

Kompania Shikoku Electric kishte parashtruar padi ndaj vendimit gjyqësor dhe tani fitoi gjyqin.

Në raport thuhet se kompania shtyu rifillimin e reaktorit pasi "një nga stafi i saj që ishte në ndërrim të natës në centralin Ikata kishte shkuar në një pompë të benzinës jashtë centralit pa marrë leje dhe këtë e kishte bërë pesë herë mes viteve 2017 dhe 2019, duke shkelur rregullat e sigurisë".

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore