Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Itali ulen infektimet ditore të Covid, por rritet numri i të vdekurve

Itali ulen infektimet ditore të Covid, por rritet numri i të vdekurve

Në Italia janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 3,117 infektime të re, pas kryerjes së testit të kryer nga instituonet shëndetësore. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rezulton një ulje pasi dje ishin 4,743.

Nga ana tjetër, ka 22 viktima në një ditë, ndërsa dje ishin 7. Rastet në Itali që nga fillimi i epidemisë janë 4,320,530, ndërsa ato të fataliteve 127,971.

Aktualisht pozitive janë 68,236, me 1,979 njësi në 24 orët e fundit. Tamponët molekularë dhe antigjenikë për koronavirusin e kryer në 24 orët e fundit janë 88,247 kundrejt 176,653 dje. Shkalla e pozitivitetit është 3.5%, prapë nga 2.7% dje.

182 pacientë janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 4 më shumë se dje në bilancin midis të hyrjeve dhe daljeve nga spitali. Pranimet ditore janë 11 (dje 16). Të shtruarit në spital me simptoma në repartet e zakonshme janë 1,512, një rritje prej 120, kjo e krahasuar me dje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore