Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

India regjistroi 145 mijë raste me coronavirus brenda një dite

India regjistroi 145 mijë raste me coronavirus brenda një dite

India regjistroi të shtunën 145 mijë raste me coronavirus si dhe 794 viktima, numri më i lartë i vdekjeve në më shumë se pesë muaj.

Sipas medieve të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve në Indi u rrit në 13.2 milionë, dhe njëherësh është vendi i tretë në botë me më së shumti raste. Vendi më i goditur në botë nga pandemia është SHBA-ja, me rreth 31 milionë raste, derisa i dyti është Brazili me 13.3 milionë të prekur.

Maharshatra, shteti indian me numrin më të lartë të të prekurve, po vendos një bllokim fundjave deri të hënën, derisa tashmë ka mbyllur restorantet, qendrat tregtare si dhe vendet e adhurimit.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, është hera e parë që India raporton ditëve të fundit nga 100 mijë raste në ditë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore