
Incidenti/ Biden dhe Zonja e Parë mbetën pas derës së Shtëpisë së Bardhë, shkak Trump?
Ish Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Usher Timothy Harleth, ishte ‘zhdukur nga puna e tij para se Joe dhe Jill Biden të mbërrinin në Shtëpinë e Bardhë në Ditën e Përurimit, duke lënë çiftin presidencial në derën e përparme, duke pritur të hynin brenda.
Ajo që mbetet e paqartë është se kush e pushoi nga puna njeriun në krye të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë, puna e të cilit ishte të sigurohej që ngjarje të tilla të vështira të mos ndodhin. Faji po i drejtohet Presidentit në ikje Donald Trump dhe po ashtu edhe ekipit të Biden.
"Kjo ndodhi para se të futeshim në derë", tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në konferencën e saj të premten kur u pyet se kush e pushoi Harlethin.
Por një ish zyrtar i lartë i administratës së Trump tha se pushimi nga puna erdhi me kërkesë të Bidens.
"Ai gëzoi besimin e familjes Trump gjatë gjithë mandatit të tij. Çdo sugjerim se dorëheqja e tij u bë nga dikush tjetër, përveç ekipit të Biden është i rremë, 'tha ai.
Në fakt është ende e paqartë se për shkak të kujt ndodhi incidenti, ndërsa thuhet se Biden nuk donte të shikonte në Shtëpinë e Bardhë një mbështetës të Trump, por po ashtu edh ky i fundit ishte i zemëruar me Harleth, për dërgimin e informacioneve mbi procesin e tranzicionit te administrata e Biden.




COVID/ Europa më afër se kurrë 'certifikatës së vaksinimit', por Franca...
Historia e plotë >
Biden me paralajmërim të fortë për Iranin: Të kenë kujdes!
Historia e plotë >


Sulm i tmerrshëm, rrëmbehen qindra nxënëse në Nigeri
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

