Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Ikni nga shtëpitë“/ "Çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët (VIDEO)

“Ikni nga shtëpitë“/ "Çmendet” moti

Britania e Madhe po përballet me një valë të pazakontë shirash të dendur që kanë sjellë dhe përmbytje në disa zona.

Daily Mail ka publikuar pamje ku duket se si ujë vërshon furishëm në rrugët e qytetit duke shkatërruar biznese dhe rrezikuar jetën e njerëzve.

Meterologët parashikojnë po ashtu një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit në ditët në vijim duke paralajmëruar stuhi, breshër dhe shkarkesa të shumta elektrike në pjesën më të madhe të ishullit.

Ata parashikojnë që për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ketë përmbytje dhe dhera në rrugë, ndërkohë që si pasojë e shkarkesave elektrike pritet që të dëmtohen edhe çati banesash. Për këtë arsye, autoritet kanë kërkuar që qytetarët që jetojnë në zonat që do të preken nga stuhitë dhe ciklonet duhet të marrin masa për tu larguar, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

“Ikni nga shtëpitë“/ "Çmendet” moti

Ndërkohë ekspertët paralajmëruan se thatësira është larg përfundimit pasi vendit i duhen javë të tëra reshjesh për të rimbushur furnizimet.

Kjo situatë vjen pas korrikut më të thatë të regjistruar në vend dhe gjysmës së parë më të thatë të vitit që nga viti 1976.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore