Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

I vodhën 16.8 mln USD bizneseve amerikane, SHBA kap dy hakerët rusë

I vodhën 16.8 mln USD bizneseve amerikane, SHBA kap dy hakerët

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se janë ndaluar dy shtetas rusë pasi akuzohen për mashtrim.

Sipas Pompeo-s ata janë përfshirë në sulme kibernetike përgjatë dy viteve 2017-2018 në dëm të qytetarëve dhe bizneseve amerikane.

“Sot, në një veprim të koordinuar me Departamentin e Drejtësisë të SHBA dhe Departamentin e Sigurisë së Brendshme të SHBA, Departamenti i Thesarit i SHBA sanksionoi dy shtetas rusë për përfshirjen e tyre në një fushatë të sofistikuar mashtrimi në 2017 dhe 2018 që synonte klientët e dy amerikanëve. Qytetarët dhe bizneset amerikane ishin ndër viktimat e këtij aktiviteti të mundshëm kibernetik, i cili rezultoi në humbje të kombinuara prej të paktën 16.8 milion dollarë.

Dy individët e sanksionuar sot, Danil Potekhin dhe Dmitrii Karasavidi, do gjykohen në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 13694, të ndryshuar nga E.O. 13757, i cili synon veprimtari të dëmshme kibernetike, përfshirë ato që lidhen me keqpërdorim të konsiderueshëm të fondeve ose identifikues personalë për përfitime financiare private.

Potekhin dhe Karasavidi janë gjithashtu subjekt i një aktakuze të vulosur sot nga Departamenti i Drejtësisë,” njoftoi Pompeo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore