Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tërmeti tragjik/ Shkon në 12 numri i viktimave në Turqi, regjistrohen edhe 144 pasgoditje

Tërmeti tragjik/ Shkon në 12 numri i viktimave në Turqi,

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.7 që goditi qytetin e Izmirit sot në Turqi, ndërsa numërohen 522 persona të plagosur.

 Deri më tani janë regjistruar 144 pasgoditje, ku 21 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4.

Në terren janë 1227 ekipe që vijojnë punën e kërkimit dhe shpëtimit rreth 17 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin prej rreth 4.37 milion banorësh, qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.

Deri më tani, 70 persona janë shpëtuar nën rrënoja.

Tërmeti i fuqishëm goditi edh ishullin grek, Samos, ku dy persona humbën jetën, dy të mitur, 17 dhe 15-vjeç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore