
I stampoi fytyrën në një letër higjienike, ish-kryeministri italian humbet çështjen me gazetarin, duhet t’i japë 42 mijë euro
Ish-kryeministri Matteo Renzi ka humbur çështjen me drejtorin e së përditshmes Il Fatto, Marco Travaglio, pasi ky i fundit kishte stampuar fytyrën e Renzit në një letër higjienike. Pas më shumë se tre viteve process gjyqësor, gjyqtari ka arritur në përfundimin se e gjitha ishte një satirë që një shtet demokratik duhet ta tolerojë. Për rrjedhojë, Renzi d otë duhet të paguajë 42 mijë euro.
Gjithçka nisi në shkurt të vitit 2019. Drejtori i gazetës së përditshme Il Fatto ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me mediat nga biblioteka e tij kur pas tij u vu re se në raft kishte një letër higjienike me fytyrën e Renzit të stampuar mbi të.
Ish-kryeministri vendosi ta denoncojë Marco Travaglion.
Renzi në padinë e ngritur kishte kërkuar 500 mijë euro për dëme “morale, ekzistenciale, pasurore dhe jopatrimoniale” të shkaktuara nga gjesti i Travolios, por gjykata doli në përfundimin se nuk ekzistonte asgjë e tillë.
Kështu, senatori i Firences, do të duhet të dëmshpërblejë gazetarin me 42 mijë euro, përveç pagesave për kostot e gjyqit që duhet t’i paguajë gjithashtu, që shkojnë 30 mijë e 641 euro.
Vendimi të cilin Renzi e ankimoi, është firmosur nga gjyqtarja Susanna Zanda. Në dokument, një pasazh në veçanti, flet dhe për të drejtën e satires.
“Një figurë politike në një shtet demokratik duhet të tolerojë imazhe satirike të personit dhe fytyrës së tij, madje edhe të ngulitura në pajisje të tilla si ajo në fjalë (letra higjienike). Vetëm në një regjim totalitar është e ndaluar të kritikosh apo tallësh një figurë politike”.



CEO i Disney fillon të pushojë nga puna 7000 punonjës!
Historia e plotë >
21 emoji-t e reja të iOS 16.4 do t'ju pëlqejnë shumë!
Historia e plotë >




As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Mundësi e re punësimi në Gjermani/ Ja çfarë duhet të dini

Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë
Aktualitet

E RËNDË/ Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, ka të plagosur
Historia e plotë >


