Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"I shesim me çdo kusht" në Itali: Shqiptari pjesë e bandës që shisnin 500 makina luksi, 1.5 milionë euro evazion

"I shesim me çdo kusht" në Itali: Shqiptari pjesë e

Autoritetet e Guardia di Finanza të Trevizos informojnë mbylljen e operacionit të koduar "Sallon luksi" i cili çoi në ekzekutimin e urdhër ndalimeve ndaj 7 personave.

Ata janë në hetim me akuzën e pjesëmarjes në aktivitet kriminal, shitje e falsifikim dokumentash të rreth 500 automjetesh me prejardhje europiane, me një xhiro biznesi 8.5 milionë euro e evazion fiskal me vlerë 1.5 milionë euro.

Shtatë anëtarët e kësaj bande kriminale, 2 italianë, 4 rumunë e 1 shqiptarë tregtonin me çmime mjaft të leverdishme, në dëm të tregtarëve të ndershëm, automjete lluksoze të përdorura  duke deklaruar se zhdoganimi i tyre është bërë në Belgjikë, Gjermani, Francë e Spanjë, për  të evituar taksimin në Itali.

Por e vërteta ishte se dokumentacioni i automjeteve ishte falsifikuar përmes një zyrë praktika shitje blerje makinash në Trevizo.

Automjetet tregtoheshin përmes tre salloneve shitje në Trevizo e me klientë në territoret Venezia, Vicenza, Padova, Belluno, Pordenone, Udine, Bolzano, Latina, Palermo e Catanzaro.

Sipas Guardia di Finanza italiane evazioni fiskal në dëm të shtetit italian kap vlerën e 1.5 milionë euro.

Hetimet e këtij operacioni kanë verifikuar se ky aktivitet i paligjshëm ka nisur qysh më vitin 2015.

Investigimet e financës italiane kanë vërtetuar jo vetëm paligjshmërinë penale të të arrestuarve me dëm  për shtetin italian, por dhe dhunim të normativës fiskale së qarkullimit të parave cash.

Janë identifikuar 64 raste shkelje me klientë të cilët janë lejuar të paguajnë me para në dorë automjetet lukoze, të blera në tre sallone shitje në Trevizo, gjoba ndaj të cilëve arrin në 4.867.000 Euro.

Ndaj 7 personave të hetuar, mes të cilëve dhe një shtetas shqitpar, është lëshuar urdhëri i sekuestrimit paraprak me vlerë 500 mijë euro.

Kontrollet tatimore të kryera ndaj tre koncesionarëve bënë të mundur rikonstruksionin e xhiros së evazionit fiskal dhe denoncimin e drejtorëve për krimet e deklarimit të pabesë dhe të mosdeklarimit; Sa i përket valutës, nga ana tjetër, janë raportuar 64 shkelje te klientët dhe shitësit, të cilët janë përgjegjës për pagesën e makinave me para në dorë mbi kufirin e përcaktuar, me gjoba që mund të arrijnë deri në 4.867.000 euro. Operacioni i kryer nga Treviso Guardia di Finanza lejoi jo vetëm ndalimin e një mashtrimi ndaj shtetit, i cili ishte aktiv prej vitesh, por edhe luftimin e evazionit fiskal dhe përdorimin e metodave të pagjurmueshme të pagesës, për të mbrojtur tregun, konkurrencën. dhe operatorë të ndershëm.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore