Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tërmeti në Samos/ Profesori grek paralajmëron: Një tsunam më i fortë mund të godasë ishullin

Tërmeti në Samos/ Profesori grek paralajmëron: Një tsunam

Profesori grek, Konstantinos Synolakis, i cili zhvilloi modelin global të simulimit të tsunamit, tha se një tsunam tjetër mund të godasë sërish ishullin Samos.

“Ajo që pamë ishte një tsunam i ngjashëm me atë që goditi Kos, por ajo që po pyesim tani është nëse pas tërmetit është shkaktuar edhe ajo që ne e quajmë rrëshqitje toke në det”, tha ai.

Synolakis shtoi se ekziston mundësia e një tsunami të dytë, dhe nëse do të ndodhë do të jetë më i fortë se i pari. “Probabiliteti është i vogël, por nëse kemi në rrëshqitje nën ujë, tsunami i dytë do të jetë më i fortë se i pari dhe kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Sipas profesorit, përfundime të sigurta do të nxirren vetëm pas ekzaminimit të baticave, nëse ato zhvendosen në Samos ose në një ishull tjetër, diçka që do të ndodhë në orët e ardhshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore