Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e dashura kolumbiane e boss-it i befason të gjithë (FOTOT)

 I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e

Pasditen e sotme miqtë dhe familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit të “paprekshmin e Serbisë”, Strahinja Stojanoviç, i cili u hodh në erë me makinën e tij. Në varreza përveç familjes ishte e pranishme edhe e dashura e tij kolumbiane, 45-vjeçarja Sonja Suarez Gomez.

Modelja nga Kolumbia ishte gjithashtu në të njëjtin mjet me të dashurin e saj, në momentin kur një telefonatë aktivizoi bombën e vendosur poshtë “BMW X5”.

Edhe pse kishte vetëm 6 muaj e lidhur me të, e veshur me të zeza ishte ndër të parat që arriti në kishë. Sapo pa arkëmortin e të dashurit të saj, modelja filloi të qante dhe të bërtiste, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Dy të rinj u përpoqën ta qetësonin, duke e fitur sërish në makinë. Ndërkohë që edhe nëna e 30-vjeçarit nuk u përmbajt dot.

“Djali im, djali i nënës, lumturia ime … Unë do të jepja gjithçka që të isha në vendin tënd. Lumturia ime, gëzimet e mia, dashuria ime, jeta ime, djali im me shpirtin më të mrekullueshëm … Djali im më i bukur, nëna s’të them dot lamtumirë. Shihemi së shpejti …,”-u dëgjua të thotë e ëma.

I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e I jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, eI jepet lamtumira 'të paprekshmit' të Serbisë, e

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore