Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Krimi horror/ I vuri flakën ish-gruas në transmetim direkt, gjykata dënon me vdekje burrin (FOTO)

Krimi horror/ I vuri flakën ish-gruas në transmetim direkt, gjykata

Një gjykatë kineze ka dënuar një burrë me vdekje për vrasjen e ish-gruas së tij. Skena horror u transmetua live në rrjetet sociale, ku fillimisht burri e kishte lyer benzinë ??gruan, për t'i vendosur më pas flakën.

Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti një debat të ri për dhunën ndaj grave.

Krimi i Tang Lu ishte "jashtëzakonisht mizor dhe ndikimi shoqëror ishte jashtëzakonisht i keq", thuhej në deklaratën e gjykatës.

Lamu, një tibetian, kishte qindra mijëra ndjekës në Douyin, versioni kinez i TikTok.

Nëna e dy fëmijëve ishte e njohur për postimet e saj për jetën rurale dhe u vlerësua se nuk përdorte "make up" në videot e saj, të cilat kishin miliona pëlqime.

Videot e saj e tregonin atë duke kërkuar ushqim në male, apo me veshje tradicionale tibetiane.

Lamu u divorcua nga Tang, për të cilën gjykata tha se kishte një histori dhune ndaj saj, në qershor 2020, rreth tre muaj para sulmit fatal në shtëpinë e babait të saj.

Pas sulmit, ajo pësoi djegie në 90% të trupit të saj dhe vdiq dy javë më vonë.

Gjykata në prefekturën Aba, një zonë e largët rurale në jug-perëndim të provincës Sichuan ku jetojnë një numër i madh i tibetianëve etnikë, tha se Tang meritonte "ndëshkim të rëndë" në përputhje me ligjin./ BBC - Gazeta SHQIP

Krimi horror/ I vuri flakën ish-gruas në transmetim direkt, gjykataKrimi horror/ I vuri flakën ish-gruas në transmetim direkt, gjykataKrimi horror/ I vuri flakën ish-gruas në transmetim direkt, gjykata

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore