Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Tërmeti/ Erdogan falënderon Mitsotakis: Solidarizimi i dy fqinjëve në kohë të vështira, më i vlefshëm se shumë gjëra në jetë

Tërmeti/ Erdogan falënderon Mitsotakis: Solidarizimi i dy

Mesazhe solidariteti nëpërmjet rrjeteve sociale kanë shkëmbyer Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk, Tayip Erdogan.

Ndërsa ka shpërndarë mesazhin e Mitsotakis, Erdogan shkruan në Twitter se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë “të shërojë plagët e saj”.

“Faleminderit, Kryeministër. Ngushëllime në të gjithë Greqinë në emrin tim dhe në emër të popullit turk. Turqia është gjithashtu e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Fakti që dy fqinjët solidarizohen në kohë të vështira është më i vlefshëm se shumë gjëra në jetë”, shkroi Erdogan.

Ndërsa një deklaratë nga zyra e presidentit turk tha: "Tragjedia tregoi sa afër dy vendet janë."

"Presidenti Erdogan ka udhëzuar të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare të kontribuojnë në përpjekjet e shpëtimit. Ne lutemi që të mos ketë më humbje të jetës në Turqi ose Greqi dhe t'u dërgojmë ngushëllimet tona të përzemërta të gjithë të prekurve në të dy vendet. Kjo tragjedi na kujton edhe një herë se sa afër jemi pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona rreth politikës. Ne jemi gati të ndihmojmë nëse Greqia ka nevojë për të," tha Fahrettin Altun, një zëdhënës i Presidentit Erdogan.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore