Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

I biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-së orgjitë e çmendura dhe abuzimet me minorene (FOTO)

I biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-së

Manjati Peter Nygard, pasuria e të cilit shkon diku tek 900 milionë euro, u arrestua pak muaj më parë për abuzime seksuale dhe përdhunim, pasi është akuzuar nga të paktën 57 femra, shumë prej të cilave kanë qenë minorene.

Ai i çonte ato në resortin e tij në Karaibe, ku bënte festa të çmendura, me praninë e dhjetëra personave, shumë prej të cilëve personazhe të njohur.

Në vitin 2019, në një prej këtyre festive, ai kishte ftuar edhe të birin, Kai. Por, ky i fundit është larguar para kohe nga festa, pasi pa një skenë të tmerrshme: I ati ishte duke sulmuar seksualisht një vajzë vetëm 8 vjeçe.

Daily Mail shkruan se prej muajsh tashmë ai është duke bashkëpunuar me FBI-në dhe është kthyer në dëshmitarin kyç, për dënimin e të atit.

Ai ka ndihmuar femrat e dhunuara dhe e ka mohuar të atin, duke marrë mbiemrin e së ëmës.

“Ai është një përbindësh seksi, nuk mund të jetë babai im. Tani jam këtu për të ndihmuar viktimat, vënien në vend të drejtësisë dhe zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij. Unë nuk e konsideroj më atë si babain tim”, mësohet të ketë deklaruar Kai.

Peter Nygard, 79 vjeç, tashmë është në telashe serioze dhe rrezikon që ato pak vite jetë që i kanë ngelur, t’i kalojë në burg.

I biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-sëI biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-sëI biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-sëI biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-sëI biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-sëI biri i bën gjëmën miliarderit, i tregon FBI-së

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore