
Tërmeti 7.8 ballë, shqiptari tregon tmerrin në Turqi: Isha në katin e 12 të hotelit, ishte e pamundur...
Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8.
Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm.
“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12 të një hoteli dhe ishte e pamundur që të zbrisje poshtë. Ishte shumë tronditës”, thotë Bruno Dodi.
Sipas tij, edhe në aeroportin e këtij qyteti ka të ngjarë që të ketë patur probleme nga lëkundjet sizmike.
Qyteti Adana është një nga të prekurit e tërmetit në Turqi, ku janë rrëzuar edhe pallate.
Tërmeti me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë dhe është shoqëruar me pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë kanë ndodhur në Gaziantep.
Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda.

Mercedes Benz merr miratimin për shitjen e makinave me drejtim autonom!
Historia e plotë >




Greqia nuk gjen paqe/ Tjetër tërmet brenda pak orësh TRONDIT vendin
Historia e plotë >
E RËNDË/ Shpërthim në një fabrikë në Ankara, humbin jetën pesë persona
Historia e plotë >
Tërmeti i fortë shumë pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet



EMRI/ E rëndë në Gjirokastër, humb jetën 55-vjeçari, e zë poshtë zetori
Historia e plotë >
Plas SHERRI në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona dhe gruaja shtatzënë
Historia e plotë >