Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Hungaria ndihmoi Gruevskin të arratisej”. Zaev: Po punojmë për ta rikthyer

“Hungaria ndihmoi Gruevskin të arratisej”. Zaev: Po

Zoran Zaev akuzon Viktor Orban se ndihmoi ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski që të arratisej nga Shkupi dhe t’u shpëtonte akuzave për korrupsion që u ngritën ndaj tij.

Në një intervistë të dhënë për Dw, kryeministri i Maqedonisë së Veriut mendon se Hungaria me këtë rast shkeli ligjet ndërkombëtare.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim, ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëz të afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

Deklarata e Zaev u bë pas kritikave në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ku në raportet e fundit vendi ka pësuar rënie. Kryeministri maqedonas e mohon.

“Nuk është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka rënë në fund të listës së korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare dhe se korrupsioni i nivelit të lartë midis zyrtarëve aktualë dhe të mëhershmit nuk po ndiqet penalisht”, tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore