Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Hapen shkollat në vendin tonë, ja si u ulën nxënësit (FOTO)

Hapen shkollat në vendin tonë, ja si u ulën nxënësit

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga Ministria e Arsimit, janë hapur sot 600 shkolla publike në Shqipëri para fillimit të vitit shkollor për 5400 nxënës që nuk kanë ndjekur mësimin online, shkruan TCH. 

Me rregullat e distancimit fizik, nxënësit e klasave të para deri në të pestat do të plotësojnë njohuritë për dy javë deri në nisje të vitit të ri shkollor.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka njoftuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 14 shtator, ndërsa ka theksuar se në datën 31 gusht deri në 11 shtator, do të zhvillohen mësime plotësuese vetëm me nxënës të klasave nga 1-5, të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online.

Ministria e Shëndetësisë po punon për strategjinë se si do të zhvillohet mësimi në shkolla dhe masat që do marrë në mënyrë që të mos lejohet përhapja e Covid-19 në institucionet e arsimit.

Orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit, të përcaktuara këto që në muajin maj.

Hapen shkollat në vendin tonë, ja si u ulën nxënësit

Hapen shkollat në vendin tonë, ja si u ulën nxënësit

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore