Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Anglezëve s'u del inati nga humbja në finale/ Sulmojnë ambasadën italiane në Londër (FOTO)

Anglezëve s'u del inati nga humbja në finale/ Sulmojnë

Anglezët e paskan më të vështirë se sa duket kapërdimin e humbjes së finales së Euro2020 përballë Italisë. 

Ajo çfarë ka bërë një tifoz anglez i ka habitur të gjithë duke i dërguar një letër ambasadës italiane në Londër, duke e mbushur atë me fyerje për fitoren e Italisë në finalen kundër Anglisë.

“Loja ishte e manipuluar, ju fituat falë dhunës, frikësimit dhe trukeve. Ju nuk dini si të luani një ndeshje në mënyrë sportive,” – thuhet në letrë.

Letra u publikua në ‘Twitter’, ku Alessandro Motta, zëvendës shefi i misionit të ambasadës italiane në Londër, postoi foton të shoqëruar me një të qeshur: “Lojë e ndershme është një koncept i njohur në të gjithë botën dhe e gjeti zanafillën në sportin modern në Britaninë e Madhe… “.

Anglezëve s'u del inati nga humbja në finale/ Sulmojnë

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore