Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari në Selanik/ Ja se si u shpërndanë organet e 21-vjeçares greke

Humbi jetën pasi u përplas nga shqiptari në Selanik/ Ja se si u

21-vjeçarja Emmanuela humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë, pasi u përplas por vdekje në Selanik, nga një 26-vjeçar shqiptar.

Pas vdekjes së të resë, prindërit e saj vendosën që të dhuronin organet e së bijës, pasi siç thanë ata, kjo ishte dëshira e saj. Mediat greke raportojnë se një 40-vjeçare, e cila është nënë e një fëmije dhe jetonte me aparatin mbështetës të zemrës, do marrë zemrën e 21-vjeçares. Ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë, i cili sipas të njëjtave informacione ishte prej disa kohësh në listën pritëse.

Po ashtu, edhe korneat e 21-vjeçares janë hequr nga okulistë dhe do të transferohen në Bankën e Syve AHEPA, ku do të ekzaminohet se cilët pacientë përputhen me të. Për veshkat, kryhen teste speciale për të gjetur marrës. Ndërsa mushkëritë e saj u konsideruan të papërshtatshme për transplantim.

E reja u aksidentua për vdekje nga 26-vjeçari shqiptar, i cili e la të gjakosur në asfalt dhe u largua. Ai po gjykohet dhe për momentin rrezikon të dënohet me burgim deri në 15 vjet.



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore