Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Horror në Greqi/ Gjenden gjymtyrët e një personi, ja çfarë kishte pranë

Horror në Greqi/ Gjenden gjymtyrët e një personi, ja

Greqi- Gjymtyrët e poshtme të një personi janë gjetur ditën e sotme në zonën e Poseidonit në ishullin e Samos.

Autoriteti Portual i Pitagorionit ka njoftuar menjëherë policinë për këtë ngjarje, por mbetet ende mister çfarë ka ndodhur. Mediat greke bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur gjymtyrët e personit, gjinia e të cilit mbetet e paqartë.

Pranë kishte një palë xhinse dhe çizme ngjyrë kafe. Gjymtyrët janë transportuar për në spitalin e Samos, ku pritet të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor që mund të zbulojë detaje të reja rreth ngjarjes.

Kujtojmë se para disa kohësh u raportua një histori e ngjashme në Greqi. Trupi i pajetë i një gruaje u gjet i futur në një valixhe, e cila ishte hedhur në një pusetë në një zonë të thellë.

Ajo ishte me origjinë kineze dhe ishte shpallur e humbur nga familjarët e saj në Kinë, por vijojnë hetimet për të zbuluar se si përfundoi e masakruar brenda valixhes, brenda të cilës u gjetën një palë të brendshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore