Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Horror në Angli/ Shitet një shtëpi, bashkë me të edhe ish-pronari i varrosur në oborr

Horror në Angli/ Shitet një shtëpi, bashkë me të edhe
Të shesësh një shtëpi me 3 dhoma është një gjë normale, por që banesa të ketë të varrosur në oborrin e shtëpisë pronarin, kjo është shumë drithëruese. Ky rast ka ndodhur në Middleton afër Leeds, West Yorkshire, ku një shtëpi me 3 dhoma gjumi ka dalë për shitje dhe kap vlerën e 125,000 £ ose 170,000 $.

Varrosja e pronarit të shtëpisë në oborrin e ndërtesës ishte dëshirë e të ndjerit i cili ka kaluar të gjithë jetën në atë godinë.

Fotografitë e postuara nga shitësi Manning Stainton tregojnë të gjithë pamjet nga shtëpia, teksa shihet e kompletuar me një dhomë të gjerë, kuzhinë, WC. Shtëpia gjithashtu vjen e kompletuar me panele diellore, xham të dyfishtë dhe një oxhak. Në pjesën e prapme të shtëpisë është një kopsht, që përmban një shtëpi zogjsh dhe varrin e ish-banorit. Mirëpo pas lajmit se kjo banesë ka në oborr një kufomë, shumica e personave që ishin të gatshëm ta blinin banesën janë tërhequr nga vendimi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore