Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

HORROR/ 36-vjeçarja varroset e gjallë, si arriti të shpëtohej pas 10 orësh torture

HORROR/ 36-vjeçarja varroset e gjallë, si arriti të

Një grua 36-vjeçare, e cila ishte mbyllur e gjallë në një varr në Brazil, ka arritur mrekullisht të shpëtojë.

Ngjarja ndodhi në një varrezë në shtetin Minas Gerais, ku gruaja u gjet e gjallë pasi kishte përjetuar një torturë të papërshkrueshme për gati dhjetë orë. Alarmi u ngrit të martën nga punonjësit e varrezave komunale të Visconde do Rio Branco, të cilët panë gjurmë gjaku pranë një varri. Dhoma ishte mbyllur së fundmi me tulla dhe çimento, tha policia lokale në një deklaratë.

"Punonjësit e policisë kanë dëgjuar thirrje për ndihmë (nga brenda zonës), kanë thyer murin dhe kanë nxjerrë jashtë një grua të plagosur në kokë dhe në duar”, thuhet në njoftim.

Dy të dyshuar të moshës 20 dhe 22 vjeç janë ende në kërkim nga autoritetet, teksa gruaja i tha policisë se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë rrëmbyer pasi kanë rrahur burrin e saj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore