Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Hëngrën mish breshke, shtatë persona vdesin nga helmimi

Hëngrën mish breshke, shtatë persona vdesin nga helmimi

Shtatë persona, përfshirë një trevjeçar kanë vdekur në ishullin Pemba të Tanzanisë pasi hëngrën mish helmues të breshkës. Tre të tjerë janë ende në spital.

Mishi i breshkave të detit është një ushqim i zakonshëm në mesin e atyre që jetojnë në ishujt dhe zonat bregdetare të Tanzanisë, por autoritetet tani kanë ndaluar konsumimin e tyre për shkak se janë specie në zhdukje.

Në raste të rralla, mishi i breshkave mund të jetë toksik për shkak të një lloj helmimi ushqimor të njohur si kelonitoksizëm. Shkaku i saktë i tij nuk dihet, por mendohet se lidhet me algat helmuese që hanë breshkat.

Të paktën pesë familje në Pemba, e cila është pjesë e ishujve gjysmë-autonome të Zanzibarit, hëngrën mishin e breshkës të enjten e kaluar. Efektet u ndjenë fillimisht të nesërmen dhe trevjeçari ishte i pari që vdiq. Dy të tjerë vdiqën atë natë dhe më pas katër të tjerë të dielën.

38 persona të tjerë u shtruan në spital, por shumica u liruan shpejt dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Në mars në Madagaskar, 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë, vdiqën pasi hëngrën mish breshkash. Raste janë raportuar gjithashtu në Indonezi, Mikronezi dhe ishujt e Oqeanit Indian.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore